Last Updated on 28/11/2026 by Monika
Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë vijuar edhe në sheshin “Skënderbej”, pas ndërhyrjes së forcave të rendit për shpërndarjen e tyre.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, një grup protestuesish nuk janë tërhequr nga sheshi, duke hedhur molotovë në drejtim të autobotëve të ujit me presion.
Ndërkohë, sipas raportimit të gazetarit Eni Ferhati për Euronews Albania, gjatë përplasjeve janë përdorur edhe plumbat e gomës nga policia.
Situata në sheshin “Skënderbej” vijon të jetë e tensionuar, ndërsa përplasjet shënojnë një tjetër episod të përshkallëzimit të protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë./mxh
