Qytetarët sfiduan temperaturat e ulëta në kryeqytetin e Minesotës, për të protestuar kundër pranisë në rritje të agjentëve të Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave, ICE. Ata akuzuan autoritetet federale për taktika të ashpra dhe përdorim të tepruar force pas përplasjeve të fundit të dhunshme në Minneapolis.
Protestuesit u mblodhën duke mbajtur pankarta me mesazhe “ICE jashtë komuniteteve tona”. Turma brohoriste thirrje për drejtësi për Renee Nicole Good, e cila u vra nga një agjent i ICE gjatë një ndalese trafiku në Minneapolis, tetë ditë më parë.
Protesta vjen pas disa ditësh tensioni në rritje, pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi, se do të përdorte Ligjin për Kryengritjen për të dërguar forca ushtarake në Minesota.
Sipas autoriteteve, ICE ka dërguar rreth 3 mijë agjentë federalë të armatosur në zonën e Minneapolis në javët e fundit, çka ka nxitur protesta të përnatshme dhe përplasje me banorët./mxh
