Last Updated on 14/09/2026 by Klara
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë nxënësve një vit të ri shkollor. Në një postim në rrjetet sociale Rama ka shpërdërë edhe fotot e disa prej shkollave të rikonstruktuar këtë vit.
“Mirëmëngjes dhe me urimin për një vit të mbarë shkollor nxënësve, mësuesve, drejtuesve të shkollave, e padyshim edhe vetë prindërve që sot nisin fëmijët në shkollë, ju uroj të gjithëve një javë sa më të mirë. Disa prej shkollave të rilindura këtë vit, me kushte dhe standarde të reja për nxënësit dhe mësuesit”, shkruan Rama./k.m
