Last Updated on 16/02/2026 by EL
Kryeministri Edi Rama këtë të hënë ka nisur një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku është është pritur me ceremoni nga homologu i Kosovës, Albin Kurti.
Rama dhe Kurti janë shfaqur të buzëqeshur krahas njëri-tjetrit, teksa kanë pozuar edhe për foto.
Dy liderët, të cilët në të shkuarën kanë pasur përplasje në distancë me njëri-tjetrin, duket se kanë lënë mënjanë “mëritë e së shkuarës”.
Më herët kryeministri Edi Rama u takuan me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kujtojmë që nesër, Kosova feston 18 vjetorin e Pavarësisë./et
