Last Updated on 04/02/2026 by Monika
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin me demkratët e degës 1 dhe 3 në Tiranë.
Berisha tha se këto takiime vijnë në një kohë degradimi ekstrem të shtetit.
Kryedemokrati u shpreh se ky regjim është më shkatërrimtar se ai i Enver Hoxhës. Më tej, Berisha tha se degradimi i këtyre pushtetarëve ka kufi vetëm qiellin.
“Mblidhemi në një kohë në të cilën ka një degradim ekstrem të atij që quhet shtet. Degradimi, degjenerimi në kuptimin absolut të fjalës i karakterit dhe moralit ligjor të njerëëzve të këtij pushteti tejkalon çdo lloj parashikimi, libri apo filmi. Në memorien tonë s’ka ekzistuar kurrë një diktaturë e zezë si ajo e Enver Hoxhës. Në disa aspekte ky regjim është më shkatërrimtari për qenien shqiptare se sa regjimi i parë. Degradimi i këtyre pushtetarëve ka kufi vetëm qiellin”, tha Berisha./mxh
