Last Updated on 03/09/2026 by Klara
Pas vrasjes së Viktor Bardhit, policia ka shtuar kontrollet dhe ka ngritur postoblloqe në Rrugën e Kombit, pranë Milotit. Forcat e policisë po monitorojnë automjetet që qarkullojnë në këtë aks, ndërsa kontrollet po kryhen në kuadër të operacionit për kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar për ngjarjen.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes, ndërsa grupet hetimore po mbledhin prova dhe po verifikojnë dëshmitë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Policia ka intensifikuar kontrollet edhe në akset lidhëse me Rrugën e Kombit, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e çdo personi të dyshuar.
