Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e ndodhur në Nikël të Fushë Krujës ku viktimë mbeti shtetasi A.C.
Sipas raportimeve autori shtetasi E.A dhe viktima kishin lidhje krushqie me viktimën, pasi ai është dhëndër te kushërinjtë e tij.
Më tej raportohet se pak ditë më parë ka patur një konflikt mes djemve të viktimës dhe autorit për arsye pronësie, por ende mbeten të paqarta.
Vrasja ndodhi rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël dhe autori vijon të jetë ende në kërkim./Mxh
