Kryeministri Edi Rama në asamblenë e PS në Berat ka folur për rritjen e pensioneve. Kryeministri u shpreh se në 2030 rritja e pensionit do të pesfishohet derisa të arrihet qëllimi 400 euro pensioni mesatar.
“Është bërë një punë e madhe ekonomia sot flet me të tjera të dhëna. Fillojmë mbështesim rritjen e përvitshme të pensionit duke iu dhënë pensionistëve një pension rritja e të cilit në janarin e 2030 do pesëfishohet.Do të arrijmë atë që kemi premtuar pensionin mestarar 400 euro.
Ekonomia na ka mundësuar rritjen e pagave sot nuk kemi krahasim me pagat e mëparshme.
Sot ne kemi filluar të indeksojmë pagat e mësuesve, ushtarakëve, policëve, mjekëve dhe infermierëve.Pagat rriten, por nuk kanë më impaktin e inflacionit se ua paguan qeveria”, tha Rama./Mxh
