Last Updated on 30/06/2026 by EL
Gjykata e Fierit ka dënuar me burgim të përjetshëm Altin Kukajn, i cili akuzohet për vrasjen e Gramos dhe Lavdimir Kurtajt në shtator të 2024-ës. Dy djemtë e autorit u dënuan me 27 dhe 30 vite burg.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesditës së 10 shtatorit 2024 në fshatin Kurjan të Roskovecit, ku dy vëllezërit, të cilët fillimisht u raportua sikur ishin xhaxha e nip, u ekzekutuan me armë zjarri, kallashnikov, nga 49-vjeçari Altin Kuka.
Gramos dhe Lavdimir Kurtaj humbën jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërkohë autori i kësaj ngjarje, Altin Kukaj shkoi u vetëdorëzua në Polici së bashku me armën e krimit.
Pas ngjarjes policia bëri të mundur edhe arrestimit e dy djemve të autorit, Ervis dhe Emaurios Kukaj si dhe Tomor Zykën.
Gramos Kurtaj dhe Lavdimir Kurtaj, u raportua më herët se kishin debatuar me 49-vjeçarin dhe “mollë e sherrit” mes tyre mësohet të jetë bërë djali i autorit i ciki kishte një përplasje me viktimat.
Pas debatit ka qenë Kukaj i cili ka ardhur në ndihmë të së birit dhe debati mes tij dhe dy anëtarëve të fisit Kurtaj ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
49-vjeçari ka marrë automatikun dhe ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të dy vëllezërve, Gramoz dhe Ladimir Kurtajt të cilët si pasojë e plagëve të marrë humbën jetën./et
