Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Kamëz, ku një punonjës ushtarak ka ekzekutuar me armë zjarri dy vëllezër, ndërsa të tretin e ka lënë të plagosur rëndë.
Autori është identifikuar si Ngushëllim Manzi, rreth 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake, i cili është arrestuar pas krimit, së bashku me armën.
Viktima kanë mbetur Selam Islamaj, rreth 30 vjeç, dhe Nazmi Islamaj, rreth 48 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur Shefqet Ismailaj, rreth 44 vjeç. Ky i fundit është transportuar drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë.
Autori ka qenë fqinj me tre vëllezërit, ndërsa dyshohet se sherri ka nisur për një konflikt të çastit. Autori e ka kryer krimin me armën e shërbimit, teksa, pasi është arrestuar, nuk ka pranuar të deklarojë asgjë.
