Lordi meksikan i drogës Nemesio Oseguera, i njohur si “El Mencho” u vra në një bastisje ushtarake këtë të diel.
Ministria e Mbrojtjes e Meksikës tha se operacioni u krye në një shkëmbim zjarri në shtetin perëndimor të Jaliscos. Oseguera mbeti fillimisht i plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë gjatë transferimit me helikopter në Mexico City.
Por vrasja e kreut të kartelit shkaktoi një valë dhune. Makina të djegura dhe persona të armatosur bllokuan autostradat në disa qytete të mëdha meksikane.
“El Mencho”, një ish-oficer policie ishte kthyer në udhëheqësin në hije të Kartelit të fuqishëm të Gjeneratës së Re të Jaliscos, në Guadalajara, një prej qyteteve më të mëdha të Meksikës. Për kokën e 59-vjecarit, FBI kishte vënë një shpërblim prej 15 milionë dollarësh.
Operacioni ushtarak ndaj kartelit të “el Mencho” erdhi pasi qeveria meksikane ka rritur presionin mbi kartelet e drogës, pas kërcënimeve për ndërhyrje nga SHBA-të.
Uashingtoni reagoi menjëherë duke e quajtur operacionin një “zhvillim të shkëlqyer” për SHBA-në, Meksikën dhe për pjesën tjetër të Amerikës Latine./kb
