Mediat e huaja raportojnë se IRGC ka njoftuar se shefi i inteligjencës në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Majid Khademi, është vrarë në një sulm.
Majid Khademi shërbeu si kreu i Organizatës së Mbrojtjes së Inteligjencës së IRGC-së dhe i Organizatës së Inteligjencës së IRGC-së.
Në një deklaratë të transmetuar nga agjencia e lajmeve “Tasnim”, IRGC njofton humbjen e jetës së Khademit pas një sulmi ajror këtë mëngjes./Kb
