Presidenti i Serbi, Aleksandar Vucic, mbajti të martën një konferencë për shtyp ku komentoi mbi incidentin me eksplozivë dhe akuzat për ndërhyrje të ushtrisë serbe në zgjedhjet e huaja.
Vucic tha se sasia dhe fuqia e eksplozivëve ishte jashtëzakonisht e madhe dhe do të kishte shkaktuar një shpërthim të fuqishëm sikur një raketë “Iskander” të kishte goditur zonën e BVS ku ndodhet valvula. Ai vlerësoi punën e Agjencisë së Kundërzbulimit Ushtarak si profesionale, të përgjegjshme dhe serioze, duke parandaluar një tragjedi më të madhe.
Presidenti serb theksoi se ushtria nuk ka ndërhyrë kurrë në zgjedhjet brenda vendit apo jashtë tij dhe dënoi ato pretendime si të pabaza. Ai shtoi se kishte disa indicie lidhur me incidentin, përfshirë thirrje nga numra rajonalë ndaj disa ambasadave në Serbi, por autoritetet e duhura po i analizojnë këto informacione pa nxjerrë përfundime para se të jenë plotësisht të sigurta.
Vucic u ndal edhe tek marrëdhëniet me Viktor Orban, duke theksuar respektin për liderin hungarez dhe rëndësinë e lidhjeve të mira mes serbëve dhe hungarezëve. Ai mohoi kategorikisht përdorimin e ushtrisë për të ndikuar në zgjedhjet në Hungari, duke e cilësuar si “absurde” çdo pretendim të tillë dhe duke theksuar se informacioni do të publikohet vetëm kur autoritetet të jenë 100% të sigurt dhe pas përfundimit të zgjedhjeve në Hungari.
Situata mbetet nën hetim të autoriteteve serbe dhe zyrtarët po monitorojnë çdo zhvillim të mëtejshëm./mxh
