Në Gjenevë, Uashingtoni bën këtë të enjte një tjetër përpjekje për të bërë përparime në zgjidhjen e dy krizave: atë me Teheranin dhe konfliktin mes Kievit dhe Moskës.
Të dërguarit e presidentit amerikan, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të përpiqen të shmangin përplasjen ushtarake, ndërsa një flotë e madhe e Shteteve të Bashkuara ndodhet pranë ujërave të Gjirit Persik, gati për të sulmuar Iranin nëse negociatat dështojnë.
Kryediplomati i Iranit, Abbas Araqchi, shkon në bisedimet jo të drejtpërdrejta, të ndërmjetësuara nga përfaqësuesit e Omanit, me garancitë se programi bërthamor nuk do të përdoret për qëllime ushtarake, por nuk pranon të diskutojë ndalimin e zhvillimit të raketave./kb
