Last Updated on 01/12/2024 by adminfjala
Atmosfera magjike e festave vjen në zemër të Tiranës me Natën e Bardhë, një nga ngjarjet më të shumëpritura të vitit. Më 2 dhjetor, sheshi “Skënderbej” dhe rrugët kryesore të kryeqytetit do të shndërrohen në një skenë të hapur për argëtim, muzikë dhe ndriçim spektakolar.
Ky edicion i veçantë i Natës së Bardhë do të mbledhë yjet më të mëdhenj të muzikës shqiptare, të cilët do të performojnë për të dhuruar një natë të paharrueshme për qytetarët dhe vizitorët. Me një repertor që përfshin zhanre të ndryshme muzikore, eventet e shumta do të sigurojnë që çdo shije të gjejë vendin e vet në këtë festë unike./K.B