Last Updated on 17/07/2026 by EL
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për dy çështjet e dërguara në këtë organ nga Partia Demokratike.
Në vendimin e arsyetuar, trupa kushtetuese sqaron se nuk është pranuar kërkesat e demokratëve për të ngritur një komision hetimor për çështjen e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal, për shkak se nuk ka përmbushur kriterin kushtetues të ekzistencës së një “çështjeje të veçantë”, pasi objekti i propozuar nuk individualizon me qartësi faktet ose grupin e fakteve që do t’i nënshtroheshin hetimit parlamentar.
Nga ana tjetër sa i takon pranimit të kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 11 Majit 2025, pasi nuk e ka gjetur të bazuar argumentin e Kuvendit se ngritja e komisionit hetimor do ta shndërronte Kuvendin në një “superorgan”.
Po ashtu Gjykata nuk e gjen të bazuar as argumentin e Kuvendit se ngritja e komisionit hetimor do të krijonte mbivendosje me Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, duke sjell në vëmendje situatën e ngjashme që ka ndodhur edhe në 20221./ET
