Last Updated on 28/04/2026 by EL
Ndërsa shpresat për bisedime të reja paqeje, po zbehen vazhdimisht, çmimi i naftës vazhdon të rritet në tregjet ndërkombëtare.
Sipas mediave të huaja, çmimi referues për një fuçi nafte të papërpunuar Brent, është tani në nivelin më të lartë tre-javor prej 111 dollarësh.
Një nivel i tillë u pa për herë të fundit më 7 prill, përpara se të shpallej armëpushimi i përkohshëm mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit.
Para shpërthimit të luftës, nafta kushtonte rreth 72 dollarë për fuçi. Në Mbretërinë e Bashkuar u rritën gjithashtu çmimet me shumicë të gazit, me më shumë se 1%.
Këto rritje çmimesh ndikojnë në faturat e energjisë dhe koston e mallrave në të gjithë ekonominë globale./ET
