Last Updated on 28/04/2026 by EL
Ministri i Bujqësisë ka inskenuar një takim falënderues me një fermer në Maqellarë, i cili ka qenë përfitues i Skemës Kombëtare të financimit për kultivimin e mjedrës vitin e kaluar.
Me këtë vizitë të ministrit, i shoqëruar nga Ulsiu, duket se e ka siguruar edhe këtë vit financimin.
Por, nëse e shikon me kujdes, fermerit i kanë mbetur sytë te mikrofoni që ministri ka vendosur në trup ndërsa flet me të dhe thotë se “Qatipi është një shembull i fermerit që rrit prodhimin dhe organizimin përmes bashkëpunimit”.
Me sa duket është i pasigurt për tekstin që i ka ofruar Ulsiu që t’i falënderojë për financimin në vazhdim. Nuk është se e kanë të gjithë këtë fat./ET
