Studime të fundit shkencore tregojnë se gjumi cilësor ndihmon trurin të përpunojë informacionin dhe të përmirësojë kujtesën. Mungesa e gjumit, sipas shkencëtarëve, lidhet me rritjen e rrezikut për probleme neurologjike.
Hulumtimet theksojnë se 7–8 orë gjumë në natë janë thelbësore për funksionimin optimal të trurit. Ruajtja e një orari të qëndrueshëm gjumi ndihmon në përmirësimin e shëndetit mendor dhe emocional./KM
