Arkeologët gjermanë analizuan një lampë guri të zbuluar dekada më parë dhe gjetën gjurmë të pigmentit blu, i cili sipas datimit rezulton të jetë më i vjetri në kontinentin evropian. Ky pigment është prodhuar me një teknikë të panjohur deri më sot për periudhën e epokës së akullnajave.
Zbulimi sugjeron se komunitetet e lashta kanë patur një kuptim më të thellë të materialeve, ngjyrave dhe përdorimit të dritës sesa mendohej. Ai gjithashtu hedh poshtë idenë se përdorimi i ngjyrave të avancuara nisi vetëm me civilizimet e Mesdheut./KM
