Sapo kemi hyrë në vjeshtë dhe Lonely Planet është tashmë tre hapa para, duke publikuar listën e saj me vendet më të mira për udhëtim në 2027, para se shumica prej nesh të kenë planifikuar qoftë edhe festat e Krishtlindjeve.
Lista përfshin një përmbledhje pdestinacionesh dhe përvojash të zgjedhura nga komuniteti global i ekspertëve të udhëtimit dhe të gjitha pasqyrojnë një dëshirë në rritje për të ngadalësuar ritmin, për t’iu shmangur turmave dhe për të kërkuar diçka me më shumë kuptim.
Mes zgjedhjeve është Montserrat, një nga ishujt më të nënvlerësuar të Karaibeve, i vlerësuar për majat e tij në ngjyrë jeshile smeraldi, plazhet me rërë të zezë dhe historinë e formuar nga zjarri vullkanik.
Në SHBA, Maryland përmendet për kodrat e gjelbëruara, vendpushimet bregdetare, trashëgiminë detare dhe bollëkun e ushqimeve të freskëta të detit, ndërsa në Kanada, Quebec fiton vendin e tij falë kombinimit të hijeshisë evropiane, kulturës franko-kanadeze dhe natyrës së egër mbresëlënëse.
Në Kinë, Chengdu veçohet për shtëpitë e çajit, stilin urban dhe atmosferën e qetë e të shkujdesur, ndërsa Okinawa e Japonisë përmendet për kulturën e saj unike ishullore dhe mjedisin natyror që duket si një botë krejt tjetër krahasuar me Japoninë kontinentale.
Në Maldive, Fulidhoo ofron një alternativë më ekonomike dhe lokale ndaj imazhit të zakonshëm të ishujve-resort të vendit. Në listë përfshihen gjithashtu Parqet Kombëtare Tsavo East dhe Tsavo Ëest në Kenia, për savanat e tyre të gjera me tokë të kuqe dhe tufat e mëdha të elefantëve, por pa turmat që gjenden në destinacionet më të famshme të safarit.
Rabati, kryeqyteti i Marokut, përmendet për gërshetimin e vendeve historike, kopshteve me atmosferë të veçantë, panoramës urbane moderne dhe plazheve me rërë të butë ideale për sërf. Redaktorët e *Time Out* e kishin vënë tashmë në shënjestër këtë qytet që në janar, kur e përfshimë në udhëzuesin tonë vjetor për vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2026. Gjithashtu, sapo e kemi shpallur lagjen bregdetare “L’Ocean” si lagjen e dytë më interesante dhe tërheqëse në botë.
Zgjedhje të tjera përfshijnë Dessau në Gjermani, Šibenik në Kroaci, León në Spanjë dhe rajonin Veneto të Italisë, i njohur më së shumti për Venecian, por që është gjithashtu shtëpia e Dolomiteve, Liqenit Garda dhe qyteteve të Rilindjes si Verona dhe Padova.
25 vendet më të mira për t’u vizituar në vitin 2027, sipas Lonely Planet
1. Kebek, Kanada
2. Bregu i Kalifornisë Veriore dhe pyjet e saj me sequoia, SHBA
3. Merilend, SHBA
4. Ishulli Prince Edward, Kanada
5. Nju Meksiko, SHBA
6. Veneto, Itali
7. Desau, Gjermani
8. Kanör-Falsterbo, Suedi
9. Shibenik, Kroaci
10. Leon, Spanjë
11. Montserrat
12. Bariloche dhe liqenet, Argjentinë
13. Granada, Nikaragua
14. Bocas del Toro, Panama
15. Oman
16. Rabat, Marok
17. Parqet Kombëtare Tsavo Lindor dhe Perëndimor, Kenia
18. Dunedin dhe Waitaki, Zelanda e Re
19. The Tweed, Australi
20. Kaledonia e Re, Paqësori Jugor
21. Okinawa, Japoni
22. Chengdu, Kinë
23. Gujarat, Indi
24. Danang, Vietnam
25. Fulidhoo, Maldive/mxh
