Last Updated on 13/10/2026 by EL
Enkelejd Alibeaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania protestën e zhvilluar të martën në Tiranë, që nisi para Ministrisë së Arsimit dhe zgjati për disa orë me radhë, duke u përhapur në disa zona të kryeqytetit.
Alibeaj solli në vëmendje një nga të rinjtë protestues, i identifikuar si Klevin Metaj, student juridiku nga Gjirokastra, i cili u përlesh me disa efektivë përpara se të arrestohej prej tyre dhe të lidhej te disa kangjella.
“Hallall këtyre djemve, e sidomos atij djalit, kam përshtypje se forca i buroi të merrte para 6 policë, pas skafandrave të policëve ai ka parë fytyrën e Edi Ramës, nuk ka shpjegim tjetër ajo lloj force e një njeriu të dëshpëruar”, tha Alibeaj./ET
