Arkeologët në Greqi kanë zbuluar gjimnazin mbretëror të lashtë në Mieza, vendi ku filozofi Aristoteli mësoi Aleksandrin e Madh kur ishte adoleshent, rreth viteve 343-340 para Krishtit.
Kompleksi i lashtë, i zbuluar nga ekipi i arkeologes Angeliki Kottaridi, shtrihet në rreth 30 hektarë dhe përfshin salla mësimi, ambiente për bankete me mozaikë shumëngjyrësh, një palestër mundjeje dhe një stadium.
Mes gjetjeve janë edhe katër stilolapsa prej bronzi, që mendohet se mund të jenë përdorur nga Aleksandri dhe bashkëmoshatarët e tij.
Në Mieza, Aristoteli u mësonte një grupi të vogël fisnikësh maqedonas, mes tyre Hephaestion dhe Ptolemeu, i cili më vonë u bë faraon i Egjiptit. Mësimet përfshinin filozofinë, etikën dhe shkencat.
Zbulimi u jep arkeologëve një pamje konkrete të vendit ku u edukua një nga figurat më të rëndësishme të botës së lashtë./ad
