Last Updated on 23/06/2026 by Kesjana
Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka ndarë në rrjetet sociale një moment nga qëndrimi i saj në Sofje të Bullgarisë, ku është takuar me deputetin e Maqedonisë së Veriut, Ilir Demiri.
Në postimin e saj, Çaushi tregon se ka ndarë kafen e mëngjesit dhe një bisedë miqësore me Demirin, i cili i ka shprehur dashurinë e veçantë për Shqipërinë. Sipas saj, deputeti shqiptar në Maqedoninë e Veriut kujton me nostalgji vitet e studimit, jetës dhe punës në Shqipëri, ndërsa çdo vit zgjedh të kalojë pushimet në vendin tonë.
“Na bashkojnë gjuha, kultura dhe historia e përbashkët”, shkruan deputetja socialiste, duke vënë në dukje lidhjet e forta mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit.
Takimi është zhvilluar në Sofje, ku të dy politikanët ndodheshin për aktivitete zyrtare./kb

