Last Updated on 14/10/2026 by EL
Deputetja Zegjine Çaushi ka dënuar ashpër aktet e dhunës dhe të vandalizmit që po ndodhin gjatë protestës në kryeqytet, duke u bërë thirrje protestuesve për reflektim dhe distancim nga shkatërrimet.
“Të djegësh vendin tënd nuk është protestë, është vandalizëm. Student je kur ngre zërin për të drejtat e tua, jo kur shkatërron atë që i përket të gjithëve! Turp!” shkruan ajo.
Nga përplasjet e dhunshme raportohet për efektivë policie dhe protestues të lënduar, ndërsa dhjetëra persona janë shoqëruar në komisariat /ET
