Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se i ka propozuar presidentit rus Vladimir Putin një takim të drejtpërdrejtë gjatë samitit të G7 në Francë ose në Shtetet e Bashkuara, me synimin për ti dhënë fund luftës që po vazhdon prej katër vitesh.
“Ne i dërguam mesazh se jemi gati të takohemi me Putinin gjatë G7-ës, sepse aty janë Trump dhe Macron. Evropa dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord, por Rusia tregoi sërish se nuk është e gatshme të bisedojë”, tha Zelenksy.
Më vonë, përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky bëri të ditur se kishte diskutuar edhe me presidentin amerikan mundësinë e organizimit të një takimi në SHBA, në një format që do ta bënte më të vështirë refuzimin nga ana e Kremlinit.
Kjo nismë vjen pas një letre të hapur që Zelensky i dërgoi Putinit më herët gjatë këtij muaji, ku kërkonte bisedime ballë për ballë, por presidenti rus e deklaroi se nuk sheh arsye per një takim të tillë .
Ndërkohë, situata në terren mbetet e tensionuar.
Të paktën 10 persona humbën jetën nga sulmet ajrore ruse që goditën Kievin dhe qytetin verilindor të Kharkivit gjatë natës./mxh
