Ukraina ka kryer sulme ndaj disa objektivave në territorin rus, duke goditur depo nafte dhe objekte furnizimi me karburant në rajonin Stavropol, në jug të Rusisë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se njësitë e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës goditën tre depo nafte, ndërsa forcat e armatosura ukrainase goditën një tjetër impiant karburanti në të njëjtin rajon.
Sipas Zelenskiyt, gjatë operacionit janë goditur edhe tre cisterna ruse të naftës në Detin e Zi, pjesë e asaj që Kievi e cilëson si “flota hije” e Rusisë.
Kreu i shtetit ukrainas deklaroi se këto sulme synojnë objektiva që mbështesin financiarisht dhe logjistikisht luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Ukraina vijon të përdorë sulmet me rreze të gjatë veprimi kundër infrastrukturës energjetike dhe objekteve strategjike ruse, ndërsa Moska ende nuk ka dhënë një reagim për pretendimet e Kievit./mxh
