Prej orës 08:00 ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Shkodër. Të drejtë vote në këtë proces kanë rreth 7.100 anëtarë të kësaj force politike.
Votimi po zhvillohet në hollin e teatrit “Migjeni” dhe do të qëndrojë i hapur deri në orën 18:00. Në orët e para të ditës është vënë re një pjesëmarrje e lartë e anëtarëve për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.
Në garë për drejtimin e degës së PD-së në Shkodër janë Ardit Çylybyli dhe Gentian Ibroja. Pas përfundimit të procesit të votimit pritet të nisë menjëherë numërimi i votave, ndërsa më pas do të shpallet fituesi që do të drejtojë degën e Partisë Demokratike në Shkodër./ kb
