Organizatat ndërkombëtare IDC-CDI dhe Forumi i Grave të CDI (WCDI) kanë dënuar deklaratën e kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ndaj deputetes së PD, Albana Vokshi, gjatë seancës plenare të Kuvendit.
Në fjalën e tij, Balla i referohej Vokshit me numrin “0900”, një aludim i lidhur me linjat telefonike seksuale, duke u konsideruar si një sulm ndaj dinjitetit të një gruaje në detyrë publike. IDC-CDI dhe ËCDI e cilësuan këtë sjellje si të papranueshme dhe të papajtueshme me standardet e përfaqësimit demokratik.
Organizatat kërkojnë që të gjitha forcat politike në Shqipëri, veçanërisht ato në shumicën qeverisëse, të dënojnë këtë sjellje dhe të garantojnë respekt në debatin parlamentar. “Intimidimi seksist dhe përpjekjet për të heshtur gratë përmes gjuhës fyese duhet të refuzohen pa asnjë mëdyshje,” thuhet në deklaratën e tyre.
IDC-CDI dhe WCDI theksuan se parlamentet duhet të udhëheqin me shembull në mbrojtjen e barazisë, dinjitetit dhe respektit për gratë, duke theksuar se seksizmi dhe degradimi personal nuk mund të tolerohen në jetën politike/kb
