Kryetari i Bashkisë së Greater Manchester-it dhe kandidati i Partisë Laburiste, Andy Burnham, ka deklaruar se zgjedhjet e pjesshme në zonën Makerfield duhet të detyrojnë qeverinë britanike të fokusohet më shumë te komunitetet lokale që, sipas tij, shpesh janë lënë pas dore.
Në një tubim elektoral, Burnham tha se partitë politike duhet të japin llogari për zonat si Hindley, Ashton dhe Orrell, duke theksuar se qytetarët e këtyre komuniteteve nuk kanë marrë mjaftueshëm vëmendje dhe investime.
Ai shtoi se fushata e tij nuk është ndërtuar mbi sulme ndaj kundërshtarëve politikë, por mbi nevojën për ndryshim brenda vetë Partisë Laburiste.
Burnham u shpreh se partia e tij duhet të përmirësohet dhe të bëhet më efektive, duke theksuar se një votë për të në këtë zgjedhje do të ishte një votë për ndryshim brenda Labour.
Ai gjithashtu nënvizoi se rezultati i dobët i Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale ka rritur presionin mbi lidershipin aktual të kryeministrit Keir Starmer.
Burnham shihet si një figurë me ndikim brenda krahut të majtë të partisë dhe si një nga zërat kritikë ndaj drejtimit aktual të Labour, në një moment kur brenda partisë po shtohen thirrjet për reformim dhe ndryshim strategjie politike./mxh
