Demokratët po kryesojnë garën në zgjedhjet e mesmandatit për Dhomën e Përfaqësuesve.
Sipas rezultateve të publikuara deri në këtë orë në “Fox News”, demokratët kanë marrë 240 vende në Dhomën e Përfaqësuesve. Ndërsa republikanët deri më tani kanë marrë 147 vende në Dhomën e Përfaqësuesve.
Po ashtu demokratët kryesojnë garën dhe për Senatin. Demokratët kanë marrë 54 vende, ndërsa Republikanët 44 vende.
Në këto zgjedhje janë në garë 35 nga 100 vendet e Senatit, të gjitha 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe 36 poste guvernatorësh./k.m
