Last Updated on 05/05/2026 by Monika
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu i ka dërguar letër Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe zëvendëspresidentes së Komisionit Evropian, Kaja Kallas, ku ka ftuar Bashkimin Evropian të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të caktuara për datën 7 qershor 2026.
Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij procesi, Haxhiu ka ftuar Bashkimin Evropian që, përmes një misioni të pavarur vëzhgues, të përcjellë dhe vlerësojë zhvillimin e zgjedhjeve.
Ajo ka theksuar se prania e Misionit Vëzhgues të BE-së do të kontribuonte në transparencën, kredibilitetin dhe integritetin e procesit zgjedhor, në përputhje me përkushtimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës për standarde demokratike dhe zgjedhje të lira./mxh
