Last Updated on 01/09/2025 by adminfjala
Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Juventusit. Paraditen e sotme, sulmuesi kaloi testet mjekësore në Torino. Paga e tij do të jetë 2,5 mln euro në vit ose 52 mijë euro në javë.
Bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen për të nënshkruar me shqiptarin e Kosovës.
“Zonja e Vjetër” do të paguajë 20-25 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Lille, ndërkohë që Zhegrova prej kohësh kishte arritur marrëveshjen personale me gjigantin italian.
26-vjeçari Edon Zhegrova, me francezët e Lille ka luajtur 107 ndeshje duke shënuar 26 gola dhe duke dhënë 18 asist. m.p.
