Last Updated on 04/12/2025 by Monika
Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të në Abissnet Superiore, të cilat sollën rezultate të rëndësishme për ecurinë e kampionatit.
Në Shkodër, Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Vorës. Takimi u zhvillua me ritëm të ulët dhe me shumë pak raste të rrezikshme. Pavarësisht përpjekjeve sporadike të të dyja skuadrave, porta mbeti e paprekur deri në minutën e fundit, duke e zgjatur serinë e rezultateve jo pozitive për shkodranët.
Ndërkohë, në Rrogozhinë, Flamurtari arriti një fitore me vlerë 1–0 ndaj Egnatias. Miqtë nga Vlora shënuan që në pjesën e parë me anë të Ramirez, gol që rezultoi vendimtar për fatin e ndeshjes. Egnatia u përpoq të reagojë në fraksionin e dytë, por mungesa e qartësisë në sulm bëri që të mos gjente dot golin e barazimit. Flamurtari administroi me kujdes avantazhin dhe doli nga fusha me tre pikë të rëndësishme.
Këto rezultate mbyllin javën e 14-të, duke shtuar rivalitetin në zonën e mes-të-tabelës./mxh
