Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik në durrës.
Zhupa thekson përmes një postimi në rrjetet sociale se një ngjarje e tillë është një sinjal reflektimi që Kodi Penal në Shqipëri të ofrojë një trajtim më të ashpër për autorët e ngjarjeve të tilla, për krime të rënda kudnër jetës.
“Sot është një ditë e zezë që duhet të na shkundë të gjithëve.
Nuk gjej dot fjalët e duhura për të shprehur ngushëllimet më të thella për familjet që kanë humbur pjesën e shpirtit të tyre, fëmijët e tyre. Lutem me gjithë zemër për shërimin e fëmijës së plagosur.
Ky është rasti për të reflektuar si ligjvënës, nuk mund të vazhdojmë t’i quajmë “aksidente” apo “pakujdesi” raste kur dikush hipën i dehur në timon. Ky është një akt i vetëdijshëm, ku makina kthehet në armë dhe rreziku për jetën e të tjerëve është i qëllimshëm.
Është koha që Kodi Penal të mos i trajtojë më këta persona si shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor, por si autorë të krimeve të rënda kundër jetës. Kush drejton mjetin në gjendje të dehur, e bën me dijeni të plotë të pasojave.
Drejtësia duhet të jetë në lartësinë e duhur dhe të japë drejtësi të vërtetë”,-shkruan Zhupa./mxh
