Deputetja demokrate, Ina Zhupa, ka reaguar lidhjur me platformën “Pasqyrë Albania”, të prezantuar dje në Pogradec nga kryeministri Edi Rama.
Sipas saj, “Shqipëria që duam”, tashmë është “Pasqyra e Shqipërisë” dhe thjesht versione të ripërpunuara të propagandës së vjetër.
Gjithashtu, deputetja thekson se kërkesën e shqiptarëve për dorëheqjen e Ramës nuk e ndryshon dot asnjë platformë e re.
Reagimi i plotë:
Edi Rama po riciklon edhe një herë vetveten, por tashmë është bërë i pariciklueshëm.
Kur një pushtet ka konsumuar çdo premtim, çdo slogan dhe çdo gjetje propagandistike, ndryshimi i emrit të platformës nuk e bën të re. Shqipëria e ka parë këtë film më parë dhe shqiptarët nuk mashtrohen më nga paketimi i vjetër me emër të ri. Në 2017 ishte bashkëqeverisje, Shqipëria që duam, tashmë është Pasqyra e Shqipërisë. Është vetëm versione të ripërpunuara të propagandës së vjetër.
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje te lira. Dhe këtë nuk e ndryshon dot asnjë platformë e re, asnjë emër i ri dhe asnjë pasqyrë e sajuar për t’i ikur realitetit./mxh
