Një shtëllungë e madhe tymi u ngrit nga një zjarr i rëndë që përfshiu një magazinë në Londrën Perëndimore .
Mbi dy duzina automjete zjarrfikëse dhe rreth 150 zjarrfikës u angazhuan në fikjen e flakëve në zonën e Southall, ndërsa Shërbimi i Zjarrfikësve të Londrës e shpalli ngjarjen “incident madhor” për shkak të dyshimeve se brenda strukturës mund të ishin të depozituara fishekzjarre dhe cilindër gazi.
Një shkollë dhe një ndërtesë banimi pranë u evakuuan për arsye sigurie, ndërsa banorëve të zonës iu kërkua të mbanin dyert dhe dritaret mbyllur për shkak të sasisë së madhe të tymit.
Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende./MXH
