Një tjetër zjarr është regjistruar këtë të hënë në kodrën në hyrje të Ksamilit, duke shkaktuar panik te banorët.
Zjarri ka rënë rreth orës 04:50 dhe është përhapur në afërsi të një resorti, duke ngritur shqetësime për rrezikun që mund të paraqesë për objektet pranë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për të vënë flakët nën kontroll.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta./kb
