Last Updated on 09/08/2026 by EL
Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku zjarri ka përfshirë banesën, e cila është dëmtuar dhe shkrumbuar pothuajse tërësisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Bëhet me dije se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga zjarri.
Nga pamjet e publikuara, shihet se flakët kanë bërë një dëm të madh material, pasi të gjitha të gjitha orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake janë shkrumbuar.
Nga veprimet e para dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të ngjarjes.
