Një zjarr ka rënë sot në një banesë në katin e pestë pranë stacionit të Kinostudios në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës, ndërsa në banesë jetonte e vetme një grua e moshuar.
E moshuara është nxjerrë nga apartamenti dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit, pasi ishte asfiksuar nga tymi. Fatmirësisht, ajo ka marrë ndihmën mjekësore në kohë.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka dëmtuar vetëm një pjesë të dyshekut ku flinte e moshuara, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë të mundur shmangien e përhapjes së flakëve në pjesët e tjera të banesës.
Grupet hetimore po punojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit./k.m
