Last Updated on 11/08/2026 by EL
Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të marte në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, duke shkaktuar rrezik për përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.
Flakët kanë përfshirë një kabinë të ujësjellësit, e cila shërben për shpërndarjen e ujit në këtë zonë. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri ka nisur në pjesën kodrinore dhe, i favorizuar nga era dhe bimësia e thatë, është përhapur më pas drejt kabinës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre drejt banesave dhe objekteve të tjera pranë zonës.
