Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me zjarret në fshatrat e Peshtanit dhe Frakullit në Fier.
Nufi bën me dije nëpërmjet rrjeteve të tij sociale se për shuarjen e zjarrit po vijon operacioni nga ajri, mbështetur nga një avion Air Tractor dhe një helikopter i Forcës Ajrore.
Mësohet se momentalisht, situata paraqitet nën kontroll dhe pa rrezik për banesat.
Në operacionin kundër flakëve janë angazhuar në terren 90 efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, pjesë e Forcës Tokësore dhe Regjimentit të Operacioneve Speciale./k.m
