Forcat amerikane goditën tre anije iraniane cisternë me naftë në Gjirin e Omanit dhe në brigjet e Iranit.
Sipas një deklarate nga Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), akti u krye pasi Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) lëshuan raketa balistike drejt dy anijeve luftarake amerikane që patrullonin në ujërat rajonale.
Një aeroplanmbajtëse amerikane dhe një shkatërrues raketash arritën t’i shmangen sulmeve të shumta nga Irani, pa lënduar asnjë personel amerikan./k.m
