Last Updated on 04/09/2026 by EL
Situata nga zjarri në zonën e Qafës së Koshovicës në Fier paraqitet alarmante, ndërsa flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë përfshirë edhe pyllin me pisha pranë liqenit.
Për pasojë është bllokuar qarkullimi në aksin Fier-Levan.
Në vendngjarje ndodhen 8 mjete zjarrfikëse, 40 efektivë dhe 20 forca bashkiake, ndërsa në operacion janë angazhuar edhe dy autobote për furnizimin me ujë.
Sakaq një çift ka rrezikuar seriozisht jetën teksa është përpjekur të shuajë vetë një zjarr që kishte përfshirë pronën e tyre. Mes flakëve dhe tymit, ata janë përballur me situatën e rrezikshme pa pritur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse./et
