Last Updated on 07/08/2025 by adminfjala
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndarë pamjet e zjarreve në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës dhe thotë se ekipet e Emergjencave Civili të të dy bashkive janë angazhuar maksimalisht për vënien e tyre nën kontroll.
Zjarret kanë nisur prej ditës së djeshme dhe për shkak të terrenit dhe pamundësisë për kontroll nga toka, në ndihmë të zjarrfikësve ka shkuar dhe një helikopter Cougar.
“Zjarri që ka përfshirë prej dje një pyll pishash që shtrihet mes Patosit e Mallakastrës, po kontrollohet nga Emergjencat Civile në bashkëpunim me forcat e tjera nga dy bashkitë e përfshira.
Tashmë dhe një helikopter i ka ardhur në ndihmë trupave të ndodhura atje që nga dita e djeshme.
Të gjithë po bëjnë maksimumin që këto sipërfaqe të mëdha të këtij pylli, që shtrihet mes Lofkëndit e Drenies, të mos dëmtohen më tej. Zjarrvënia e qëllimshme dënohet nga Kodi Penal”, shkruan Balluku. m.p.
