Last Updated on 15/06/2025 by adminfjala
Një vatër zjarri, e cila përfshiu një sipërfaqe kullote në Gjirokastër rrezikoi të shkrumbonte një shtëpi banimi.
Sipas dëshmimtarëve okularë mesditën e sotme,në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit,anës rrugës që të çon në fshatin Palokastër, njësia administrative Cepo,kishte rënë zjarr në një sipërfaqe me barishte ndërsa rrezikohej dhe një banesë.
Zjarri përfshiu faqen e kodrës në këtë zonë ndërsa i ndhmuar nga terreni i thatë u përhap në një sipërfaqe të gjerë.Në vendngjarje mbërritën 12 efektivë zjarrfikës dhe 4 automjete zjarrfikëse që punuan intesivisht për shuarjen e zjarrit.
Krahas përdorimit të autobotëve me ujë si shkak i terrenit të thyer zjarrfikësit përdorën edhe mjete rrethanore, pompa shpine dhe lopata të gomuara për të izoluar zjarrin deri në fikjen e plotë të tij.Rreth orës 17.00 u bë e mundur shuarja e kësaj vatre zjarri ndërsa u shkrumbuan rreth 3 ha sipërfaqe kullote me barëra dhe shkurre. m.p.