Last Updated on 03/03/2026 by Anisa
Nga Altin Joka
(Nutricionist)
Zorra nuk është thjesht një organ tretjeje. Ajo është një sistem neuro-imunitar, hormonal dhe emocional, i lidhur drejtpërdrejt me trurin përmes nervit vagus.
Bakteret e saj prodhojnë:
-
dopaminë
-
serotoninën
-
GABA
-
butirat (që rrit vetëkontrollin dhe qetësinë mendore)
Studimet e viteve të fundit (2023), nga National Academy of Sciences (SHBA), tregojnë se një mikrobiotë e shëndetshme lidhet me:
-
empati më të lartë
-
vendime më të menduara
-
reagim më pak impulsiv
Mikrobiota e prishur sjell irritim, ankth, padurim, reagim të nxituar dhe shpërthime emocionale.
Pra, karakteri nuk formohet vetëm nga edukimi. Ai ushqehet edhe nga biologjia e brendshme.
Zorra ka 5 shtresa “inteligjence”
Ajo funksionon si një sistem mbrojtjeje me pesë nivele të lidhura:
-
Mikrobiota (triliona baktere)
-
Mukusi mbrojtës
-
Enterocitet (qelizat që rinovohen çdo 3 ditë)
-
Barrierat e lidhjeve të ngushta
-
Sistemi imunitar i zorrës
Nëse një shtresë dëmtohet, e gjithë struktura destabilizohet. Ndaj, te shumë persona, problemi nuk shërohet vetëm me probiotikë, vetëm me dietë apo vetëm me suplemente.
Zorra është një ekosistem i brendshëm kompleks. Kur prishet, nuk kemi thjesht fryrje apo kapsllëk. Kemi një kolaps të një universi biologjik që ndikon në humor, imunitet, hormone dhe vendime.
Sepse zorra ka hierarki. Ajo kërkon rindërtim të strukturës, jo zgjidhje të pjesshme.
1 gram feçe = një univers brenda teje
1 gram përmban më shumë baktere sesa:
-
njerëzit në Tokë
-
yjet në galaktikën tonë
-
shumica e organizmave që imagjinojmë
Nëse do qetësi mendore, karakter të fortë, imunitet të stabilizuar dhe vendime të mençura, shiko gjendjen e zorrës.
