Zvicra ka mbyllur përkohësisht ambasadën e saj në Teheran, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në rajon dhe luftës në Lindjen e Mesme.
Sipas Ministrisë së Jashtme zvicerane, ambasadori dhe pesë punonjës të ambasadës u larguan nga Irani me rrugë tokësore dhe tani ndodhen të sigurt jashtë vendit.
Vendimi u mor sepse sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit dhe kundërsulmet iraniane në rajon kanë rritur shumë rrezikun për sigurinë e stafit diplomatik.
Autoritetet zvicerane theksuan se ambasada do të rihapet sapo situata e sigurisë të përmirësohet/kb
