Kenan Yildiz ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Juventusin deri në vitin 2030. Sulmuesi turk firmosi marrëveshjen e re në prani të drejtorit sportiv Damien Comolli, në ambientet e klubit.
Yildiz shprehu kënaqësinë për vazhdimin e bashkëpunimit, duke falënderuar drejtuesit, stafin teknik, shokët e skuadrës dhe tifozët.
Rinovimi i tij vlerësohet si një hap i rëndësishëm në projektin e ri sportiv të bardhezinjve. Juventus e konsideron Yildiz një element kyç për të tashmen dhe të ardhmen e ekipit.
Kontrata e re parashikon një rritje të ndjeshme të pagës së lojtarit. Interesi i klubeve të mëdha europiane për Yildiz ka qenë i lartë në muajt e fundit.
Me këtë rinovim, Juventusi synon të ndërtojë vazhdimësi dhe stabilitet teknik./mxh
