Françesko Kalzona zyrtarisht e ka mbyllur me Sllovakinë. Pasi dështoi në “play off” të Botërorit, ku u eliminua nga Kosova, trajneri italian nuk pranoi rinovimin e kontratës.
Federata sllovake i ofroi kontratë 2-vjeçare, ndërsa Kalzona kërkoi që të ishte më afatgjatë. Në fund, u vendos për mbylljen e bashkëpunimit.
Njoftimi i Federatës sllovake:
Në takimin e së hënës të komisionit të Federatës dhe Françesko Kalzonës, u arrit një marrëveshje përfundimtare për ndërprerjen e kontratës së trajnerit italian si trajner i ekipit kombëtar sllovak.
“Pas një diskutimi të hapur të ndërsjellë, u arrit një marrëveshje që Françesko Kalzona të mos vazhdojë të punojë me ekipin tonë kombëtar. Nuk pati marrëveshje për kohëzgjatjen e bashkëpunimit”, konfirmoi Karol Belanik, zëvendëspresident i Federatës. SFZ ofroi një kontratë për një cikël dyvjeçar, të cilën Kalzona e refuzoi, pasi ideja e tij ishte për një periudhë më të gjatë./mxh
